Ajeti rikthehet nga lëndimi, kërkon të bindë Mihajloviqin

11 Tetor 2016 - 12:48      

Mungoi në takimet ndaj Maqedonisë, Lihtenshtajnit dhe Spanjës, por përballë Izraelit më 12 nëntor, Arlind Ajeti me siguri do të jetë i gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë në fushën e blertë.

Nga Italia vinë sinjale pozitive për trajnerin e kombëtares kuqezi Gianni De Biasi. Sipas atyre që raportojnë mediat që qëndrojnë pranë klubit të Torinos, Arlind Ajeti është riaftësuar plotësisht nga ai dëmtim i gjatë që pësoi në muajin gusht dhe tashmë do të provojë të bindë trajnerin e skuadrës torineze, Sinisa Mihajloviq për t’i besuar një fanellë titullari.

23-vjeçari shqiptar ka qenë përforcimi i parë i Torinos në afatin kalimtar të verës, por ende nuk ka arritur të bëjë debutimin e tij me formacionin e Torinos edhe pse Ajeti shkëlqeu në miqësoret e verës, transmeton Supersport. Ai dëmtim i pësuar vetëm pak ditë përpara fillimit të kampionatit ka shtyrë debutimin e mbrojtësit me Torinon, por gjithsesi Ajeti beson se duke arritur formën optimale do të ketë hapësirat e tij në formacion.

Prej disa ditësh ish lojtari i Baselit i është bashkuar grupit në stërvitje dhe po punon fort për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Mihajloviq që ndeshjen e radhës.

Por, ndërkohë që Ajeti po bën maksimumin për të fituar një vend titullari në formacionin e Torinos, sirenat e merkatos nuk mungojnë në drejtim të tij. Sipas mediave italiane Pescara vazhdon të këmbëngulë për pasur shërbimet e kuqeziut në muajin janar.

Trajneri Massimo Oddo e pëlqen së tepërmi 23-vjeçarin, i cili nëse nuk gjen shumë hapësira te Torino mund të mendojë seriozisht kalimin te Pescara aty ku do të gjente edhe dy shokët e tij në kombëtaren shqiptare, mesfushorin Ledian Memushaj dhe sulmuesin Rey Manaj.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...