“Shpresoj që Buffon të luajë deri në 50 vjeç”

11 Tetor 2016 - 11:36      

Ish-mesfushori i Juventusit, Pavel Nedved dëshiron që portieri italian, Gianluigi Buffon të luajë deri në moshën 50 vjeçare.

Buffoni është një legjendë e klubit nga Torino me 465 paraqitje që kur ishte bashkuar me ta në vitin 2001, transmeton Koha.net. Deri më tani ai ka fituar shtatë herë Serie A, Kupën e Italisë dy herë, dhe dy herë ka arritur në finale të Ligës së Kampionëve, dhe cilësohet si një nga më meritorët për këto suksese të klubit Bianconer, transmeton Koha.net.

Buffon, 38 vjeç, tashmë është duke e menduar pensionimin, por Nedved shpreson që ai të luajë edhe një kohë të gjatë.

“Kur e shoh pasionin me të cilin Gigi stërvit do të doja që ai të luante te Juve deri në moshën 50 vjeçare. Kur ishte kthyer nga Kampionati Evropian më kishte thënë se donte që të luante së paku deri në Botërorin 2018. Ai gjithmonë ka qenë i pari në stërvitje, i ndershëm, perfekt”, ka thënë Nedved për iDNES.cz.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...