Casemiro: Nëse do të varej nga unë do të luaja nesër

11 Tetor 2016 - 11:07      

Mesfushori i lënduar i Real Madridit, Casemiro është shprehur se nëse do të varej nga ai do të rikthehej nesër në fushë për të luajtur.

Braziliani nuk është paraqitur që nga lëndimi që kishte pësuar më 18 shtator në fitoren prej 2-0 ndaj Epsanyolit, transmeton Koha.net.

Mungesa e tij ka ndikuar shumë në paraqitjet e Real Madridit, e cila ka barazuar në katër ndeshjet e fundit, ndërsa në asnjë ndeshje nuk e ka mbajtur portën e paprekur, që dëshmon mungesën e madhe të brazilianit në mesfushën madrilene.

“Lëndimi më dhemb shumë pasi nuk ka trajtim, ashti duhet të shërohet vetvetiu. Në pishinë bëj shumë gjëra për të mbajtur fitnesin tim”, ka thënë Casemiro për Onda Cero.

“Nëse do të varej nga unë, do të rikthehesha nesër, por është një lëndim i komplikuar. Kemi pasur fat të keq. Marcelo, Modriq e Ramos gjithashtu janë lënduar”, ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...