Shaqiri drejt Romës në janar

11 Tetor 2016 - 10:34      

Xherdan Shaqiri mund të ndërrojë skuadër në afatin kalimtar të janarit, me klubet italiane që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Sipas raporteve të reja është klubi i Romës që së fundmi ka shprehur për Shaqirin, i cili tashmë ka shijuar Serinë A në fanellën e Interit, transmeton Koha.net.

Vëllai i Xherdan Shaqirit, Erdini nuk e ka përjashtuar mundësinë e transferimit të futbollistit shqiptar në Romë.

“Roma? Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë Erdin Shaqiri për Corriere dello Sport, duke shtuar se, “më vjen keq që nuk mund të flas më tepër. E vetmja gjë e sigurt tani është se Xherdani është i fikusuar te Stoke City. Janari është ende larg, ka kohë ende për të shikuar mundësitë”.

Xherdan Shaqiri në këtë edicion ka pasur probleme me lëndime dhe nuk e ka filluar mbarë sezonin në Premier Ligë me Stoke Cityn.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...