Foto: Reuters

De Biasi “kërcënon” Italinë

11 Tetor 2016 - 10:24      

Gianni De Biasi paralajmëron Italinë pas ndeshjes së raundit të tretë në Grupit G të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”.

I kontaktuar nga mediat përtej Adriatikut, 60-vjecari bëri një parashikim për renditjen përfundimtare të këtij grupi, por nuk heq dorë nga vendi i dytë, edhe pse e pranon se “të kaltrit” janë favoritë për këtë pozicion.

“Pas tri ndeshjeve skuadra që më ka bërë më shumë përshtypje është Spanja, – deklaroi fillimisht De Biasi. Është një skuadër shumë e fortë dhe jo rastësisht e dominoi për 65 minuta Italinë. Klasifikimi im është ky: Spanja e para, Italia e dyta, ndërsa Shqipëria dhe Izraeli janë në të njëjtin nivel për vendin e tretë. Por po të isha në kombëtaren italiane do të bëjë gjithçka që në ndeshjen e fundit me Shqipërinë ta kisha siguruar vendin e dytë”, – theksoi trajneri i kuqezinjve, transmeton Supersport.

Një kërcënim i drejtpërdrejtë për përfaqësuesen e vendit të tij, madje De Biasi shton se nëse do ta kishte humbur besimin për vendin e dytë, do ta kishte dhënë menjëherë dorëheqjen.

“Po të isha në kombëtaren italiane do të shqetësohesha, sepse ne në fushën tonë do të japim gjithçka. E dimë shumë mirë se mund të parakalojmë vetëm Italinë, skuadër që sigurisht ka diçka më shume se ne. Nëse nuk tentojmë për vendin e dytë, më mirë të largohem tani”, ka thënë De Biasi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...