11 Tetor 2016 - 10:20
Kampioni i Kosovës në futsal do të garojë në Grupin 2 të raundit kryesor të UEFA Futsal Cup, garës së vetme evropiane për klube të futbollit të sallës, shkruan Koha Ditore. Ndeshjet e këtij grupi luhen në palestrën "Boris Trajkovski" në Shkup të Maqedonisë, ndërsa dy të parët e grupit kualifikohen për raundin elitë. Në Grupin 2 pos Feniksit janë edhe Zhelezareci i Shkupit, Araz Naxçivan i Azerbajxhanit dhe Tbilisi State University i Gjeorgjisë.
Feniksi i Drenasit ndeshjen e parë e luan të martën (sot) nga ora 20:00, ndërsa përballë i ka vendasit e Zhelezarecit. Të mërkurën nga ora 17:30 përballet me favoritët e Arazit, ndërsa të premten nga ora 13:00 luan me Tbilisin.
Feniksi ishte klubi i parë që përfaqësoi Kosovën në gara të organizuara nga Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA). Në raundin preliminar fitoi grupin dhe kështu u kualifikua për raundin kryesor.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...