Nikli llogarit vetëm në fitore, Drita edhe në barazim

11 Tetor 2016 - 09:04      

Për skuadrën kampione të Kosovës, Ferronikeli, çdo rezultat tjetër pos fitores, do të thoshte humbje, shkruan sot Koha Ditore. Kështu të paktën ka vlerësuar mesfushori i skuadrës nga Drenasi, Mentor Zhdrella.

Mesfushori ndër më të mirët në Kosovë, thotë se për të mbajtur hapin për titull të kampionit, Ferronikeli duhet të mposhtë Dritën, sot (e martë) në ndeshjen që hap xhiron e tetë të Vala Superligës së Kosovës në futboll. Por, ndryshe vlerësojnë te skuadra e Dritës. Mbrojtësi Alban Dragusha ka thënë se edhe barazimi do t'u kryente punë.

Pas shtatë xhirosh, Ferronikeli mban pozitën e gjashtë me 12 pikë, kurse Drita është e fundit, e 12-ta, me tri pikë.

"Do të jetë ndeshje e fortë. Kemi respekt maksimal për Dritën, pasi ka ekip të mirë, por ne do ta japim maksimumin për t'i fituar tri pikë. Drita ka ekip të mirë dhe nuk meriton të jetë në pozitën e fundit. Sigurisht se nuk do të ishte i pranueshëm asnjë rezultat tjetër pos fitores", ka thënë Zhdrella....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...