Bashkimi i ri jep provimin e parë

11 Tetor 2016 - 09:02      

Njëjtë si çdo vit, Bashkimi edhe në edicionin 2016/17 paraqitet me skuadër gati tërësisht të re. Nga edicioni i kaluar kanë mbetur vetëm Qëndrim Biraj e Imer Tahiri dhe disa lojtarë të rinj.

Kanë ardhur plot lojtarë të rinj të huaj e ndonjë vendor, ndërsa përbërja e re e Bashkimit dhe trajneri malazez Dragan Radoviq kanë dhënë provimin e parë, shkruan Koha Ditore.

Bashkimi të dielën mbrëma në Prizren, në kuadër të javës së parë të kampionatit të Kosovës në basketboll, bëri befasi të madhe duke e mposhtur kampionen në fuqi, Sigal Prishtina, me shifrat 89:82. Te prizrenasit u veçuan Kejuan Johnson, Rob Lewis, Gazmend Sinani, Marko Popoviq, të gjithë këta lojtarë të rinj të skuadrës. Bashkimi në përbërje i ka katër amerikanë dhe dy lojtarë nga Mali i Zi, njëri prej të cilëve ka lindur në Kosovë dhe luan si vendor (Mikaile Tmusiq).

"Ishte një fitore e madhe për fillim të mbarë të edicionit. Ndoshta dukej joreale, por ne jemi përgatitur dhe kemi motivuar skuadrën për fitore, ndonëse përballë e kishim kampionen në fuqi të Kosovës dhe të Ligës Ballkanike. Jemi të kënaqur që kemi kaluar me sukses provimin e parë. Kjo na ndihmon që të kemi vetëbesim më të madh për vazhdim të kampionatit", ka thënë trajneri Radoviq, të hënën, për gazetën....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...