Foto: Koha

Mbrojtësit e Kosovës po shohin përpara, presin ditë më të mira

11 Tetor 2016 - 08:54      

Asnjë mbrojtës nuk do të dëshironte të ishte në lëkurën e Amir Rrahmanit. Aq më pak në të Alban Pnishit.

Pnishi ishte i pranishëm në të dy ndeshjet ku Kosova pësoi nëntë gola, në të parën kundër Kroacisë 0:6 dhe në të dytën kundër Ukrainës 3:0.

Pnishi në ndeshjen kundër Kroacisë ishte në qendër të mbrojtjes me Avni Pepën, kurse në të dytën që u luajt të dielën kundër Ukrainës në Krakow të Polonisë, ishte me Rrahmanin.

"Kështu janë kundërshtarët e fortë, një rast një gol", ka thënë të hënën për gazetën Koha Ditore mbrojtësi i skuadrës zvicerane Grasshoppers, Alban Pnishi.

Edhe Rrahmani thotë se kundërshtarët e fortë, duke iu referuar Kroacisë e Ukrainës, shënojnë edhe kur kanë pak hapësirë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...