
11 Tetor 2016 - 08:45
Në dy ndeshje që Kosova i zhvilloi brenda tri ditëve pranoi nëntë gola dhe nuk shënoi asnjë: kundër Kroacisë humbi (0:6), kurse kundër Ukrainës (3:0). Pas tri xhirove zë vendin e fundit në Grupin I me një pikë të mbledhur. Një pikë e ka edhe Finlanda, por që ka golaverazh më të mirë sesa Kosova, shkruan Koha Ditore.
Trajnerët kosovarë kanë reaguar në mënyra të ndryshme pas paraqitjeve zhgënjyese, fillimisht në Shkodër kundër Kroacisë e më pas në Poloni kundër Ukrainës.
Kritiku më i ashpër ishte Ismet Munishi, trajneri që para dy vjetësh shpalli kampion Vushtrrinë. Ai thotë se është gabim i seleksionuesit Albert Bunjaki që ka injoruar totalisht Superligën e Kosovës. Thotë se pikat e vetme të ndritshme të ekipit kosovar në duelet kundër Kroacisë dhe Ukrainës ishin futbollistët që kanë dalë nga futbolli i Kosovës: si Milot Rashica, Bernard Berisha, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...