Kuqezinjtë humbin shansin për Evropianin 2017, humbje e thellë në Izrael

10 Tetor 2016 - 21:33      

Kombëtarja e futbollit të 21-vjeçarëve i ka dhënë fund fushatës Eliminatore për Europianin e vitit 2017, me një humbje të thellë ndaj Izraelit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Redi Jupi vuajtën presionin e vendasve në një ndeshje ku izraelitët dominuan që nga minutat e para duke mos i dhënë asnjë shans ekipit mik.

Gozlan i dha epërsinë vendasve që nuk e lëshuan më, madje pa shkuar ekipet në pushim, fitorja u dyfishua me golin e Altman. Rinisja e lojës ishte sërish një dialog mes ofensivës së Izraelit dhe mbrojtjes së kuqezinjve me portierin Teqja që u detyrua ta nxjerrë dy herë të tjera topin nga rrjeta, raporton TCh. Biton dhe Hagi ishin ata që i dhanë fund aventurës së Shqipërisë në këto eliminatore.

Shqipëria mbyll gjithsesi një fushatë të suksesshme në një grup të vështirë ku pretendoi kualifikimin deri dy ndeshje nga fundi dhe ku renditet me 12 pikë në 10 ndeshje. Në fazën finale të Euro 2017, kualifikohen ekipet fituese të çdo grupi dhe 4 ekipet e dyta më të mira bazuar në klasifikimet finale.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...