Kosovari, shpresa e madhe e Partizanit të Beogradit

10 Tetor 2016 - 20:33      

Kosova po dëshmohet vazhdimisht se është prodhues i mirë i futbollistëve cilësorë, ndonëse jo edhe i ekipeve cilësore të futbollit, gjë e cila po dëshmohet edhe me përfaqësuesen e Kosovës, e cila në këto eliminatore, të parat për të, arriti vetëm një barazim dhe dy humbje në 3 ndeshjet e para.

Përveç shumë lojtarëve shqiptarë që përfaqësojnë kombëtare e përfaqësuese të ndryshme në botë, një tjetër lojtar nga Kosova po bën emër në futboll. Ai është Gjorgje Jovanoviq, i cili vjen nga Leposaviqi i Mitrovicës dhe këto ditë ka nënshkruar kontratë me Partizanin e Beogradit.

Jovanoviq, i cili është vetëm 17 vjeç, ka shënuar gol në ndeshjen miqësore të Partizanit kundër PAOK-ut grek të shtunën mbrëma dhe është pranuar me ovacione të mëdha nga shikuesit, transmeton Koha.net.

Kur nënshkroi kontratën me Partizanin, ai tha se kjo është një ëndërr e tij fëmijërore.

“Vij nga një vend i vogël, nga Leposaviqi në veri të Kosovës dhe Metohisë. Me futboll kam nisur të merrem si gjashtë vjeçar në klubin lokal FK Kosmet me trener Nebojsha Niniq. Kur isha 10 vjeç, mora ftesë nga Dushan Trbojeviq që të përfshihem në Partizan. Meqë isha shumë i vogël që të largohesha nga familja e të zhvendosesha në Beograd, tri vjetët e ardhshme kam vazhduar të stërvitem në Leposaviq, ndërsa në fundjavë vija me familjen në Beograd për të luajtur për Partizanin”, ka treguar Jovanoviq për sajtin e klubit serb.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...