Foto: Reuters

Serbëve u pëlqeu deklarata e Shevchenkos për Kosovën [video]

10 Tetor 2016 - 17:23      

Përfaqësuesja e Kosovës ka përfunduar këtë pjesë të parë të garës kualifikuese për Botërorin Rusia 2018 me 1 barazim dhe 2 humbje.

Mbrëmë Kosova u ndesh me Ukrainën në Poloni, ku u mposhtëm me rezultatin 3:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka dhënë vlerësimet e tij për ndeshjen, ndërsa kur ka folur për lojtarët e Kosovës, iu është drejtuar atyre si “shqiptarë”, deklaratë kjo që ka ngjallur reagime në Serbi.

“Patëm një periudhë krize, nja 10 minuta, kur nuk patëm përqendrim dhe nuk sulmuam, e këtë provuan ta shfrytëzonin shqiptarët, por nuk ia dolën”, ka thënë Sheva.

Mediat në Serbi thonë se kjo deklaratë e Shevës ose ka qenë e rastësishme ose e qëllimshme, ndërsa e kanë cilësuar si “term korrekt”, sepse kjo përkon edhe me diskursin serb për shqiptarët e Kosovës.

Dëgjojeni deklaratën e Shevës nga minuta 4:30.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...