Behrami nuk do të luante për Kosovën edhe po të ishte e mundur

10 Tetor 2016 - 08:29      

Mesfushori kosovar Valon Behrami insiston se nuk do t'ia kthente shpinën Zvicrës dhe të luante për Kosovën edhe nëse do ta kishte të mundur ta bënte këtë.

Behrami, 31-vjeçar, është një kosovar krenar dhe ka flamurin e Kosovës tatuazh në pulpën e tij të djathtë. Por, gjatë viteve nëntëdhjetë familja e tij u detyrua të largohej për të kërkuar azil në Zvicër dhe ai e mori shtetësinë e Zvicrës në vitin 1997, përcjell sot Koha Ditore.

Kosova u pranua si anëtare e FIFA-s në maj dhe po luan në eliminatore për Botërorin "Rusia 2018'. Por emrat si Behrami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri nuk mund të luajnë për Kosovën në këtë fazë të karrierës, pasi, siç është thënë, ata kanë luajtur ndeshje me Përfaqësuesen "A" të Zvicrës edhe pas pranimit të Kosovës si anëtare në FIFA. Më saktësisht ishin pjesë e Zvicrës në Evropianin "Francë 2016".

"Kishte shumë spekulime për mua se do të ndërroja përfaqësuese për të luajtur për Kosovën, mirëpo unë gjithmonë kam thënë se nuk do të tregoja mosrespekt ndaj Zvicrës", ka thënë Behrami në një intervistë për "BBC Three Counties". "Njerëzit kanë nënshkruar peticion për të më lënë mua të qëndroja në Zvicër dhe t'ia kthej shpinën Zvicrës tash pasi vendi im është stabilizuar është diçka që do të më vriste çdo ditë. Dua ta ndihmoj Kosovën, por jo në këtë mënyrë"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...