10 Tetor 2016 - 08:24
Në dy edicionet e para garuan vetëm Sigal Prishtina e Peja, në edicionin e kaluar edhe Bashkimi, ndërsa tani kësaj treshe u bashkohet edhe Trepça, shkruan Koha Ditore. Kjo katërshe njihet edhe si katërshja e madhe e basketbollit kosovar dhe tani, pos për titull të Kosovës, do të garojnë edhe për titullin e Ligës Ballkanike.
Edicioni i ri hapet me ndeshjen që luhet në mes Tiranës e Trepçës, të hënën (sot) nga ora 19:00 në palestrën "Asllan Rusi" në kryeqytetin shqiptar.
Trepça e Tirana janë në grupin B, ku garojnë edhe Peja, Karposh Sokoli e Feni Industries të Maqedonisë dhe Sutjeska e Malit të Zi. Në Grupin A janë Sigal Prishtina e Bashkimi, Beroe e Bullgarisë, Kozhuvi e Kumanova të Maqedonisë dhe Teodo e Malit të Zi. Katër skuadra nga secili grup kalojnë tutje.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...