Përzgjedhësi i Spanjës lavdëron kuqezinjtë

9 Tetor 2016 - 23:34      

Julen Lopetegui, përzgjedhësi i Spanjës, ka lavdëruar ekipin e kombëtares shqiptare pas përballjes në “Loro Boriçi”.

Ekipi spanjoll fitoi 2 me 0 ndaj Shqipërisë, ndërsa Lopetegui ka thënë se nuk ishte fare e lehtë që të fitonte përballë kuqezinjve.

“Nuk ishte e lehtë sepse Shqipëria ka një ekip të mirë me lojtarë të mirë, me mentalitet të mirë. Ishim shumë të mirë në të gjitha situatat dhe i dinim vështirësitë e grupit e të ndeshjes dhe nuk ishte fare e lehtë”, ka thënë ai pas takimit.

Ai ka shtuar se ekipi i tij meritoi fitoren.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...