Mavraj: Costa ma kërkoi numrin e telefonit, nuk ja dhashë

9 Tetor 2016 - 23:18      

Qendërmbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, megjithatë e ka marrë me humor humbjen e pritur të skuadrës ndaj Spanjës.

Ai ka thënë se ndeshja me iberikët ishte shumë e vështirë.

“Me një kundërshtar shumë të fortë, gabuam dhe i mundësuam Spanjës dy gola shumë të lehta. Ky është futbolli, dhe ky është dallimi mes skuadrave”, ka thënë Mavraj, përcjell Koha.net. “Është vështirë që të luash 100 për qind i përqendruar gjatë gjithë kohës kundër një kundërshtari si Spanja”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se nuk besonte se ndonjë shqiptar ka pritur fitore ndaj Spanjës.

Nuk ka lënë as pa komentuar as sherrin që ka pasur gjatë ndeshjes me Diogo Costan, kur Mavraj u pa duke i bërë me gisht që të mos fliste.

“Më kërkoi numrin e telefonit, dhe nuk ja dhashë”, ka thënë duke qeshur Mavraj. “I thash edhe se ne në Shqipëri nuk i respektojmë brazilianët që luajnë për Spanjën”, ka shtuar po me humor ai.

E kur është kthyer në seriozitet, Mavraj ka thënë se probleme të tilla mes një sulmuesi e një mbrojtësi ka gjithmonë në një ndeshje të tillë futbolli.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...