Shqipëria nuk mbahet, humb nga Spanja

9 Tetor 2016 - 22:36      

Shqipëria ka pësuar humbjen e parë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”. Kuqezinjtë u mposhtën 2 me 0 në shtëpi nga Spanja në xhiron e tretë të Grupit G.

Ekipi i Gianni De Biasit u mbrojt fuqishëm në pjesën e parë, por nuk arriti t’i bënte ballë sulmeve të spanjollëve në pjesën e dytë.

Pas një gabimi të Etrit Berishës, Diego Costa realizoi për epërsinë e parë të Spanjës në minutën e 55-të. Tetë minuta më pas Nolito shënoi për 2 me 0 falë një solo-aksioni.

Kjo fitore e çon Spanjën në krye të Grupit G me 7 pikë aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë. Një më pak kanë Shqipëria që është e treta dhe Izraeli që është i katërti.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...