Përfundon takimi, Shqipëria mposhtet në shtëpi

9 Tetor 2016 - 20:45      

Ka përfunduar takimi në “Loro Boriçi”. Spanja fitoi 2 me 0.


 

80' - 10 minuta lojë deri në fund. Spanja dominon.


75’ - Shqipëria kryen edhe zëvendësimin e tretë. Jahmir Hyka zëvendëson Taulant Xhakën.


68’ – Migjen Basha futet në lojë për të zëvendësuar Ledion Memushajn.


63’ – SPANJA DYFISHON EPËRSINË. Nolito depërton lehtë për të realizuar për 2 me 0.


55’- GOL PËR SPANJËN. Diego Costa ka shënuar në minutën e 55-të. Goli erdhi pas një gabimi të Etrit Berishës.


52’ – Spanja po dominon edhe në pjesën e dytë. Shqipëria vazhdon të mbrohet.


48’ – Korner për Spanjën, evitohet rreziku nga Berisha.


46' - Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes Shqipëri – Spanjë. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0 me 0.

Naser Aliji është inkuadruar në vend të Ermir Lenjanit.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri – Spanjë. 45minutëshi i parë u mbyll me rezultat 0 me 0, me dominim të plotë të spanjollëve.

Spanja rrezikoi disa herë portën e kuqezinjve, por shumica e gjuajtjeve të tyre u pritën nga portieri Etrit Berisha.


35’ – Odise Roshi gjuan nga distanca, por goditja e tij kalon fare pranë portës së David De Geas.


30’ – Shqipëria po mbahet mirë edhe pse dominimi i takon plotësisht spanjollëve, 27 me 73 për qind në posedim të topit.


25’ – Alcantara i Spanjës ndëshkohet me të verdhë pas ndërhyrjes në Elseid Hysajn.


17’ – Berisha sërish hero i Shqipërisë. Vitolo gjuan nga distanca, por Berisha pret me sukses.


11’ – Etrit Berisha shpëton Shqipërinë. Pret gjuajtjen e spanjollëve nga afërsia.


3’ – Spanja menjëherë nis me dominim.


1’ – Ka nisur takimi. Spanja luan e para me topin.


Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...