Mbyllet takimi, Kosova humb edhe nga Ukraina

9 Tetor 2016 - 18:00      

Përfundon takimi. Kosova pëson 3 me 0.


87' - SËRISH GOL. Rotan trefishon epërsinë për Ukrainën


85’ – Rrahmani gjuan me kokë, por goditja e tij përfundon mbi portë.


81’ – GOL PËR UKRAINËN. Yarmolenko realizon nga afërsia. Ukraina tash udhëheq 2 me 0.


10 minuta lojë deri në fund. Kosova po dominon.


78’ – Bernard Berisha qëllon shtyllën. Fat i madh për Ukrainën.


77’ – Në lojë inkuadrohet Valmir Sulejmani duke zëvendësuar Përdedajn. Kosova përfundon tre ndryshimet.


74’ – Kravets gjuan nga distanca, por goditja e tij përfundon jashtë.


66’ – Ekipet kryejnë nga një zëvendësim. Te Kosova futet në lojë Arbër Zeneli dhe largohet Milot Rashica.


62’ – Rast ideal për Berishën. Gjuan jashtë nga afërsia.


60’ – Bernard Berisha gjuan nga distanca, por topi pritet nga portieri ukrainas. Korner për Kosovën.


54’ – Bernard Berisha zëvendëson Alban Mehën.


52’ – Kosova mban nën presion ukrainasit.


46’ - Nis pjesa e dytë. Nuk ka ndryshime në formacionet e të dy ekipeve.


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Ukrainë – Kosovë me epërsi minimale të ukrainasve, 1 me 0.

Artem Kravets realizoi golin e vetëm në pjesën e parë. Ai shënoi nga distanca në minutën e 31-të, një minutë pasi Kosova humbi rastin më të mirë që pati, kur Milot Rashica gjuajti nga distanca por goditja e tij u prit nga portieri i vendasve.


44' - Ukraina vazhdon të dominojë.


37’ – Yarmolenko gjuan nga distanca, por me sukses pret Samir Ujkani.


33' - Korneri i parë për Kosovën.


31’ – REALIZON UKRAINA. Kravets realizon nga distanca.


30’ – Rasti i parë i rrezikshëm për Kosovën. Rashica gjuan, portieri ukrainas pret duke nisur vendasit në kundërsulm.


28’ – Ukraina sërish rrezikon. Kravets nuk arrin të godasë topin drejt portës së zbrazët.


23’ – Rast i mirë për Ukrainën. Gjuajtja e Konoplyankas përfundon shumë afër shtyllës së Samir Ujkanit.


20' - Valon Berisha ndëshkohet me karton të verdhë.


20’ – Dominim i ukrainasve në fushë. 75 – 25 përqindja e topit në favor të vendasve.


15’ - Konoplyanka kalon me lehtësi Fanol Përdedajn, por gjuajtja e tij përfundon jashtë.


13’ – Milot Rashica niset në kundërsulm, por ndalet nga mbrojtja ukrainase.


13' - Korneri i parë për Ukrainën.


9' - Akoma pa raste të mira për gol.


5' - Ukraina rrezikon, por topi largohet nga mbrojtësit nga zona e rreptësisë.


1' - Nis ndeshja. Ukraina luan e para me topin.


Takimi, që nis prej orës 18:00, vë përballë këto dy formacione:

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...