9 Tetor 2016 - 16:23
Në një deklaratë për portalin kroat, 24sata, transmeton Koha.net, Bllazheviq ka thënë se ende nuk ka pranuar ftesë zyrtare, por se, nëse do të ftohej, ai do ta pranonte këtë post pa asnjë mëdyshje.
“Në 24 orët e fundit më kanë thirrur qindra njerëz nga Kosova, disa më kanë uruar, disa më kanë dëshiruar fat, megjithatë asnjë kontakt zyrtar nuk kam pasur”, ka thënë hapur Çira.
“E di sigurt çfarë u duhet, jam i sigurt se do t’i ngritja”, ka thënë Çira, transmeton Koha.net.
Ditë më parë, zëvendëspresidenti i FFK-së, Predrag Joviq, i ka bërë ftesë të hapur Çirës për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.
Ndërkaq, legjenda e Kosovës, Kujtim Shala, për përzgjedhës preferon Ardian Koznikun.
“Jam i gatshëm të marr Kosovën! Veçse e kam thënë se e kam ëndërr të jem përzgjedhës i Kosovës. E di çfarë u duhet, por kjo nuk bëhet brenda natës, duhet punë”, ka thënë Kozniku, i cili ka licencë nga UEFA për trajner, dhe për këtë, në Kosovë ai vlerësohet shumë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...