Shkodra vishet kuqezi para ndeshjes me Spanjën

9 Tetor 2016 - 13:59      

Nga kryeqendra e veriut, në kryeqendrën e shqiptarisë. Atmosfera kuqezi mbizotëron në Shkodër, përpara ndeshjes së Kombëtares shqiptare me Spanjën.

Dyndja e tifozëve nisi prej orëve të para të paradites së të dielës. Ura e Bahçallëkut është pika hyrëse e mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet, transmeton Supersport.

Shkodra është veshur kuqezi. Qyteti krenohet me posterat e heronjve modernë, Hysaj dhe Balaj, ndërsa kudo mbizotërojnë simbolet kombëtare, ku pjesë e festës janë të gjithë, madje edhe ku pëllumb i stolisur enkas për këtë rast.

Shqiptarët nga të gjitha trojet dhe nga diaspora presin fërshëllimën e startit të sfidës dhe ëndërrojnë për një rezultat historik përballë Spanjës.

Në dyndjen e tifozëve ka edhe nga ata që me punën e tyre janë pjesë e atmosferës festive, por që nuk do të kenë mundësi të jenë në stadium.

Për të gjithë ata dhe miliona zemrat që rrahin kuqezi kudo nëpër botë mendon Supersport, me emisionet e dedikuara përpara takimit dhe ndeshjen që transmetohet ekskluzivisht duke nisur prej orës 20:45.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...