9 Tetor 2016 - 13:24
Rreth 1200 garues u regjistruan për të marrë pjesë në maratonë. E ndarë në 6 disiplina të ndryshme, maratona arriti kulmin në garën 21 km që nisi nga qëndra e Tiranës me itenerar deri në urën e Kasharit dhe në kthim me po të njëjtën linjë. Në kategorinë e femrave ishte nënkampionia e Europës, Luiza Gega që u rendit në vendin e parë.
Atletja profesioniste la pas gjithë rivalet e saj me kohën 1 orë, 22 sekonda e 917 të mijtat, transmeton Supersport.
Ndërkohë, në kategorinë e meshkujve, korçari Ilir Këllezi e mbylli gjysmëmaratonën me kohën 1 minutë, 13 sekonda e 30 të qindtat. Aktiviteti u copëzua edhe në dy gara 10 kilometra për femra dhe meshkuj.
Për meshkujt ishte Bledar Mesi që u rendit në vendin e parë, ndërsa Deborah Keçi arriti shkallën më të lartë të podiumit në disiplinën e femrave. Organizimi i këtij aktiviteti u mundësia nga bashkia e kryeqytetit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Federatën e Atletikës.
Nisja u bë në orën 09:10 të paradites përpara Muzeut Kombëtar dhe përveç 4 kategorive, u garua edhe në disiplinën Fun Run – 1 km, për nxënësit e shkollave të mesme e Hand Bike – 2 km, për personat paraplegjikë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...