Gjetan Keta mundi Vasilj Sarbajev - Ferit Kerta nokauton serbin në raundin e 2-të

9 Tetor 2016 - 12:56      

Mike Gjetan Keta nuk di të ndalet. Boksieri shqiptar fitoi bindshëm duelin e tij përballë boksierit Kazak Vasilj Sarbajev në Mynih të Gjermanisë ku përballja mes tyre ishte kulmi i mbrëmjes së Keta Fight Klub.

Ishte një duel mjaft i zjarrtë ai mes dibranit dhe boksierit kazak, në një dyluftim mjaft të ashpër ku Sarbajev me inteligjencën e tij u shfaq mjaft i rrezikshëm, ndërsa Gjetani falë këmbënguljes dhe forcës së vullnetit arriti të triumfonte në raundin e fundit, duke marë fitoren me pikë me vendim unanim të jurisë, raporton topchannel.

Për Mike Gjetan Ketën ky ishte më tepër një takim përgatitur për përballjen e madhe të 3 dhjetorit, kur boksieri shqiptar do të ndeshet me boksierin gjerman i cili ka fituar dy herë titullin botëror Vincent Feigenbunz, një përballje e madhe dhe e shumëpritur për të cilën Gjetani po tregon se është në lartësinë e duhur për një tjetër fitore të madhe.

Fitorja e Mike Gjetan Ketës rezultoi qershia mbi tortë, pasi edhe dy boksierët e tjerë të Keta Fight Klub dolën triumfues përballë kundërshtarëve respektivë. Kristian Prenga që ngriti peshë zemrat e tifozëve shqiptarë pak muaj më parë në Tiranë, dhuroi një tjetër provë force duke fituar me “knock out” në raundin e dytë përballë boshnjakut, Haris Radmilovic.

Triumfues ishte dhe Ferit Kerta i cili dhuroi emocione të veçanta në një dyluftim të zjarrtë përballë serbit Zejlko Bojov, me boksierin shqiptar që i karikuar në maksimum shfaqi potencialin e tij me një “knock out” spektakolar duke e hedhur serbin në tapet që në raundin e dytë, për kënaqësinë e veçantë të tifozëve shqiptarë. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...