9 Tetor 2016 - 09:59
Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave ka qenë ajo e 22 shtatorit të vitit 1993, një sfidë kjo që rezulton se është tentuar të manipulohet, raporton Tch.
Në atë kohë, një ndërmjetës spanjoll që fluturoi me avion “charter” së bashku me skuadrën përfaqësueses i ofroi Federatës Spanjolle të Futbollit mundësinë për ta manipuluar këtë përballje, një teori kjo që është mohuar nga Angel Maria Villar. Sfida përfundoi 5-1 për skuadrën e Spanjës që në atë kohë drejtohej nga Javier Clemente. Salinas 3 herë, Toni dhe Caminero, shënuan për Spanjën, ndërkohë që për kuqezinjtë golin e vetëm e shënoi Sokol Kushta.
Historia e përballjeve mes kombëtares shqiptare dhe Spanjës nisi në vitin 1986 me sfidën e eliminatoreve të Euro 1988. Ndeshja e parë përfundoi 2-1 për skuadrën e Spanjës me gola të Arteçes dhe Hoakin. Sfida e kthimit u luajt në Sevilla me iberikët që fituan thellë 5-0 falë 3 golave të Bakeros, Michel e Pako Lorentes.
Pas 3 vitesh, në 1991 Kombëtarja shqiptare dhe Spanja panë që t’u kryqëzoheshin sërish rrugët. Përballja ishte për eliminatoret e Evropianit 1992 dhe sfida e parë u luajt në Sevilla, ku kombëtarja shqiptare shënoi humbjen më të thellë në përballjet ndaj iberikëve, 9-0.
Butrageno 4 herë, Carlos 2 herë, Amor, Hierro e Bakero ishin ata që ndëshkuan përfaqësuesen tonë. Në 22 prill të 1992, Spanja shënoi një tjetër sukses ndaj kombëtares sonë, por këtë radhë me rezultatin 3-0 falë dygolëshit të Michel dhe atij të Hierros.
Sfida e së dielës padyshim ka një tjetër histori. Për herë të parë këto dy skuadra do të luajnë në një qytet që nuk është Tirana, e për më tepër, përballë janë skuadra që kanë qenë protagoniste të Evropianit të Francës së këtij viti, që tregon hapat e mëdhenj që ka bërë futbolli shqiptar në vite.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...