Foto: Reuters

Rosberg triumfon në Çmimin e Madh të Japonisë

9 Tetor 2016 - 09:52      

Nico Rosberg bën gati shampanjën. Piloti gjerman arrin të triumfojë në Çmimin e Madh të Japonisë duke thelluar diferencën me Lewis Hamilton në 33 pikë, në një kohë kur kanë mbetur edhe 4 gara për t’u zhvilluar.

Britaniku pati një start të tmerrshëm që humbi 6 pozicione dhe deri në fund nuk arriti më shumë se vendi i tretë. Max Vestapen përfundon i dyti, që tashmë i bën ka pikë të barabarta me Vettel në pozitën 4 dhe 5, transmeton tch.

Ky i fundit përfundoi garën në vendin e katërt, ndërsa shoku i skuadrës Kimi Raikkonen në të pestin. Riçiardo nuk arrin të bëjë më shumë se vendi i 6, “Top 10” mbyllet me Perez, Hulkenberg, Massa dhe Bottas.

Për të tretin vit radhazi, Mercedes siguron pozitën e parë në klasifikimin e instruktorëve, si dëshmi për punën e jashtëzakonshme që ka bërë kjo skuderi.

Ndërkohë, Rosberg fitoi për herë të parë në pistën e Suzukas, ndërsa kjo ishte hera e nëntë që pozicionohet në mesin e podiumit. Në historinë e Formula 1, piloti që ka fituar 9 gara në fund është shpallur edhe kampionë.

Me renditjen aktuale kur Rosberg ka 313 pikë, ndërsa Hamilton 280, piloti gjerman mund të shpallet kampionë edhe në rast se në katër garat e mbetura di përfundon si i dyti, ndërsa Lewis i fiton të gjitha. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...