Trajneri i Anglisë ishte përballur me shumë ngacmime e dyshime

9 Tetor 2016 - 11:40      

Gareth Southgate kishte rënë në sy në momentin e parë kur arriti në fushën e vjetër stërvitore të Crystal Palacet.

Ai ishte thatanik, një djalosh 14-vjeçar nga Crawley, që fliste mirë dhe ishte veshur mirë. Ishte mesi i viteve 1980 dhe ai u rrethua nga djemtë e vështirë të jugut.

Por, siç është thënë këtë javë nga ata që e kanë njohur Southgaten në faza të ndryshme në 46 vitet e tij, njeriu që ka marrë drejtimin e Anglisë ka një bazë të fortë dhe nga brenda është shumë më ndryshe sesa pamja e jashtme e tij prej një djali të mirë.

Ai së fundi është emëruar trajneri i përkohshëm i Përfaqësueses së Anglisë, pas shkarkimit të Sam Allardycet.

Southgate nuk ishte shqetësuar nga ngacmimet ndaj tij në ditët e para te Palace. Ai vazhdoi me futboll, duke treguar etikën e punës impresive, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”. Nuk ishte aspak e sigurt se do të bënte karrierë në rangun profesionist. Kishte dukshëm lojtarë të rinj më të talentuar në klub, por Southgate përparoi nëpër grupmosha, duke qenë kapiten thuajse në çdo skuadër të Crystal Palacet dhe në çdo skuadër që ka luajtur.

“Asgjë nuk iu dha atij”, thotë Alan Smith, trajneri i tij i parë te Palace. Smith u takua me Southgaten qysh në ditën e tij të parë në klub dhe e ka njohur për më tepër se 30 vite... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...