Kërkimi i Kinës për superyllin e ardhshëm të tenisit

9 Tetor 2016 - 10:55      

Zhang Shuai mund të jetë tenistja numër 38-të në botë, por si tenistja më e ranguar kineze ajo ka më tepër vëmendje të mediave sesa disa fituese të Grand Slam turneve të vendeve tjera.

Vetëm gjysmë ore pasi humbi në meçin e rrethit të parë nga britanikja Jo Konta javën e kaluar në turneun Wuhan Open në vendlindjen e fitueses së parë të një Grand Slami nga Azia, Li Na, rreth 50 gazetarë kinezë nxituan për t'u futur në sallën e madhe ku do të mbahej konferenca për media për të pyetur Zhangun për performancën e saj, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Me Li Na'n e pensionuar tashmë, kërkimi për superyllin e ardhshëm të Kinës në tenis ka nisur.

“Jo çdokush mund të jetë si Li Na”, ka thënë Zhang në një intervistë gjatë turneut Wuhan Open. “Nëse pyesni një zviceran, se kush është Roger Federeri i ardhshëm? Askush nuk mund të thotë se kush është Federeri i ardhshëm”.

Ndonëse autoritetet kineze kanë nisur të zgjerojnë lojën qëkur tenisi u kthye në programin olimpik në vitin 1988, fitoret e Li Nas në “Roland Garros” në vitin 2014 dhe në “Australian Open” po ashtu në vitin 2014, jo vetëm që e kanë kthyer atë në markë multimilionë dollarësh, por edhe në katalizatore të rritjes së interesimit për tenisin në Kinë dhe po ashtu në Azi... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...