Veterani i verbër i ushtrisë, pranë realizimit të ëndrrës

9 Tetor 2016 - 10:15      

Një triatlon i disiplinës “Ironman” është mjaft i lodhshëm, përfshin 3.86 kilometra not, pasuar nga 180.2 kilometra çiklizëm dhe në fund vrapim të maratonës prej 42 kilometra e 195 metra. Gjitha këto kompletohen brenda një dite, pa pushim fare mes disiplinave.

Mund të imagjinoni sa e vështirë është të përfundosh një garë të tillë kur nuk mund të shohësh.

Veterani i ushtrisë Michael Somsan ishte qëlluar në kokë në vitin 1995 dhe është plotësisht i verbër. Mirëpo, me gjithë rrethanat, Somsan, tash 46-vjeçar, gjithmonë ka mbajtur shpresat të gjalla që një ditë të kompletojë triatlonin më të famshëm prej të gjithëve: Kampionatin Botëror të Ironmanit që mbahet në Kona të Havajit.

Ky lokacion ka një rëndësi të veçantë për Somsanin, që jeton në Gilbert të Arizonas, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Vitet e tij të shkollës së mesme dhe kolegjit ai i kaloi në Havaj, ku ishte aktiv në surfim, peshkim, not, vrapim dhe çiklizëm. Familja e tij jeton në Oahu.

“Mua gati sa më kthen në vitet kur isha i ri, kur po shikoja garat Ironman dhe mund të shihja gjithë këta sportistë të mrekullueshëm duke marrë pjesë në garë. Dhe tash unë po e bëj këtë”, kishte thënë Samson gjatë një interviste muajin e kaluar. “Më kthen në rini, më kthen kujtimet në Havaj dhe natyrisht familja ime është këtu”.

Ka edhe diçka tjetër, diçka më të thellë. Duke zbuluar Ironmanin, Somsanit iu dha kurajë për të jetuar dhe përfundimi i asaj gare do t'i japë fund një rrugëtimi të gjatë dhe emocional për gjithë familjen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...