
9 Tetor 2016 - 09:40
Atë edicion, Fisnik Rugova e nisi me fanellën e Prishtinës për t'u larguar gjatë miniafatit kalimtar të dimrit pas mosmarrëveshjeve që pati, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai firmosi me Pejën dhe ishte pjesë e klubit pejan deri në fund të edicionit të shkuar.
Gjatë kësaj periudhe, Sigal Prishtina triumfoi dy herë rresht në BIBL dhe ky është edicioni i katërt rresht që po paraqitet në këtë garë. Tash, Rugova (207 cm) është kthyer te Sigal Prishtina dhe me synime të mëdha.
Ai është optimist se me Prishtinën mund të përsëritë sukseset e edicionit të shkuar, pasi fitoi “tripletën”. Por, krahas këtyre tre trofeve, Fisi 27-vjeçar po beson në paraqitje të mirë edhe në FIBA Europe Cup. Edicionin e shkuar, Sigal Prishtina mori pjesë në këtë garë, por nuk arriti të kalojë fazën e parë të grupeve. Këtë herë, Rugova beson fuqishëm se mund të kalohet kjo fazë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...