Foto: Koha

Bleona, bukuroshja drenicase e rrjetës

9 Tetor 2016 - 09:00      

Bleona Kadriu është bërë pjesë e historisë së volejbollit kosovar, duke u paraqitur në ndeshjet e para ndërkombëtare si në nivel të përfaqësueses ashtu edhe në nivel të klubeve.

Volejbollistja nga Skënderaj tashmë e di se çka kërkohet për sukses në arenën ndërkombëtare dhe ajo është e vendosur për të drejtuar skuadrën dhe përfaqësuesen drejt sa më shumë fitoreve në gara të Federatës Evropiane të Volejbollit (CEV), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kadriu ishte pjesë e rëndësishme e përfaqësueses U-19 të Kosovës që në janar të këtij viti u paraqit në raundin e parë të kampionatit evropian. Kosova përfundoi e dyta në grup dhe nuk ia doli të kalojë në raundin e dytë, por paraqitja e saj u vlerësua e suksesshme.

Në ndeshjen e parë, Kosova fitoi me rezultatin 3:0 në sete ndaj Izraelit, por më pas pësoi me rezultat të njëjtë nga Ukraina dhe kështu nuk vazhdoi garimin tutje. Kontribut në fitoren historike ndaj Izraelit dha edhe Bleona Kadriu, që ngadalë po shndërrohet në një prej volejbollisteve më të mira në vend... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...