8 Tetor 2016 - 19:29
Ai në një intervistë për gazetën “The Team” ka thënë se kishte biseduar me trajnerin e Kosovës, Albert Bunjaki dhe kreun e FFK-së, Fadil Vokrri, të cilëve iu ka bërë të ditur se koha e tij me kombëtare ka kaluar.
“Kam biseduar me trajnerin e Kosovës dhe presidentin e Federatës, por menjëherë iu kam konfirmuar se koha ime tashmë ka kaluar. Nuk dua të zë vendin e dikujt tjetër. E vetmja gjë që tani mund të bëj për kombëtaren është t’i analizojë ndeshjet e saj, tani jam ekspert i ndeshjeve të kombëtares”, thotë Dallku, transmeton Koha.net.
Ai e ka përshkruar përfaqësuesen e Kosovës ekip që dominohet nga lojtarë të rinj, me mungesë përvoje.
“Këtë ekip e dominojnë lojtarët e rinj, natyrisht, të papërvojë. Megjithatë, aty ka lojtarë me të dhëna të mira, sidomos performuesit në krahë, që punojnë shumë shpejt me topin. Ata mund të mos kenë besueshmëri në mbrojtje, por ata kanë nevojë që të luajnë në nivelin më të lartë, dhe në qendër të mbrojtjes dy lojtarë të mirë. Jam i bindur se ekipi jonë do të rritet në vazhdim”, ka thënë Dallku.
Dallku është shprehur se Ukraina është favorit për ndeshjen e nesërme, ndërsa beson se do të arrijë fitore me rezultat 2 me 1.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...