Mesfushori ukrainas thotë se Celina e Bytyqi kanë potencial të madh

8 Tetor 2016 - 18:44      

Mesfushori i Ukrainës, Oleksandr Zinchenko në konferencë për media ka thënë se nuk e njeh ekipin e Kosovës, përveç Bersant Celinës e Sinan Bytyqit.

Zinchenko, si Celina e Bytyqi, është i huazuar në Holandë te PSV-ja nga skuadra e Manchester Cityt, raporton Koha.net. Dhe i pyetur nga gazetarët se cilët lojtarë të Kosovës që luajnë në Holandë i njeh, ai është përgjigjur vetëm Celinën e Bytyqit, që sipas tij kanë potencial shumë të mirë.

“Të vetmit lojtarë që i njoh nga Kosova që luajnë në Holandë janë Celina e Bytyqi, të cilët i njoh nga përgatitjet parasezonale me Manchester Cityn, ata kanë potencial të mirë dhe kjo është një arsye më tepër që të presim lojë të mirë nesër. Qëllimi im kryesor është që të marrim rezultatin dhe ta ndihmoj skuadrën, unë jam i gatshëm”, ka thënë Zinchenko.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...