
8 Tetor 2016 - 17:00
Ai thotë se ndaj Kosovës, Ukraina duhet të jetë e kujdesshme, dhe nëse humb, ata lojtarë duhet ta lënë futbollin.
“Është e qartë se Kosova është një ekip krejtësisht i ri i cili po ndërtohet pak-nga-pak. Ky është ekipi që autoritetet e futbollit i dhanë leje për të luajtur në Botëror në momentin e fundit. Ky është ekip me mentalitet ballkanik. E njoh një lojtar të fortë të tyre, Milot Rashicën: ai luan në kampionatin holandez, për skuadrën Vitesse. Të gjithë në Kosovë po duan të luajnë si ai”, ka thënë Levchenko.
Ai thotë se skuadra e Kosovës është e papërvojë, dhe thekson se kjo u dëshmua në ndeshjen kundër Kroacisë, e cila “e shkeli” atë në çdo aspekt.
“Mendoj se nëse skuadra jonë nuk e mposhtë Kosovën, duhet ta lënë futbollin e të merren me bobslej (qesh). Pa dashur ta paragjykoj kundërshtarin, por nëse nuk arrijmë ta mposhtim, do të na mbetet barrë për një kohë të gjatë”, shtoi ai, transmeton Koha.net.
Levchenko tha më tej se Kosova është një skuadër e mirë-koordinuar, e cila do të tentojë të mbrohet, por megjithatë, ata nuk janë të organizuar sa duhet.
“Kjo është e kuptueshme sepse është një ekip i ndërtuar nga zeroja, dhe mendoj se i duhet kohë”, u shpreh ai.
Ish-lojtari i përfaqësueses së Ukrainës ka lavdëruar edhe strategjinë dhe punën e trajnerit Andriy Shevchenko.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...