Mbrojtësi ukrainas pret lojë të vështirë ndaj Kosovës

8 Tetor 2016 - 16:37      

Mbrojtësi i djathtë i Ukrainës, Artem Fedetskyi, shpreson të jetë në “element” kundër “të panjohurve” të Kosovës.

Ndeshja e dytë garuese e Kosovës për Botërorin Rusia 2018 kundër Kroacisë përfundoi me rezultat të thellë, 6:0 për mysafirët, por mbrojtësi i Darmstadtit, Fedetskyi, ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të mos i nënçmojnë djemtë e Albert Bunjakit.

“Kosova është skuadër e panjohur, nuk dimë çfarë të presim nga ky ekip”, ka thënë ai për FIFA.com.

“Më dhemb që nuk po luajmë në shtëpi kundër tyre, por na duhet të luajmë në Poloni. Megjithatë, jam i sigurt që fansat tanë do të jenë në tribuna. Do të synojmë të fitojmë dhe t’i gëzojmë ata. Kjo skuadër përmban lojtarët më të mirë të Ukrainës dhe nga ta kërkohet të luajnë më së miri”, ka theksuar Fedetskyi, transmeton Koha.net.

Kroacia përballet me Finlandën, me kombëtaren nga e cila Kosova nxori pikën e parë në histori, ndërsa trajneri kroat, Ante Çaqiq shpreson që Mario Manxhukiq të vazhdojë të shënojë gola pas hat-trickut të së enjtes kundër Kosovës.  

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...