8 Tetor 2016 - 14:03
Kuka ka bërë të ditur se kampionia olimpike stërvit me çorape të leshta.
Ai ka thënë se sporti ka nevojë për përkrahje, dhe jo të priten suksese qysh në fillim, transmeton Koha.net. Sipas tij kosovarët janë sportdashës dhe kjo është vërtetuar edhe në ndeshjen e parë të Kosovës si vendas në “Loro Boriçi”.
“Sporti ka nevojë për përkrahje e jo kritika, ndoshta vendosja e standardeve të larta nga sporti i xhudos ka sjell eufori te populli ynë, sidomos medalja e artë olimpike. Në Kosovë njerëzit janë sportdashës, kjo u pa edhe në stadiumin plot në Shkodër, por të pritet ndonjë sukses qysh në fillim është jo e drejtë”, ka thënë Kuka.
Kuka ka thënë se gazetarët duhet ndjekur më shumë ngecjet në përkrahje të sportit.
“Gazetarët tonë duhet ndjekur sa ma shumë ngecjet në përkrahje të sportit, e sidomos aty ku krijohen bazat nëpër klube. Për shembull kampionia olimpike prapë sivjet do të stërvit me çorape të leshta në palestër, apo kjo nuk paraqet lajm. Pyetjet mos mi drejtoni mua, por atyre që kanë përgjegjësi ndaj klubit”, ka thënë Kuka.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...