“Footballexpert” favorizon Ukrainën, Kosova e re me të ardhme të ndritur

8 Tetor 2016 - 13:49      

Footballexpert.com e sheh Ukrainën si favorit në përballje me Kosovën, për të cilën thotë se është ende e re, por me të ardhme të ndritur.

“Kosova mund të ketë të ardhme të ndritur, por momentalisht janë larg që të konkurrojnë në këtë nivel. Por, Ukraina duhet ta justifikojë në këtë ndeshje statusin e favoritit absolut, veçanërisht që Kosova vjen pas një debakli ndaj kroatëve”, shkruan Footballexpert.com, transmeton Koha.net.

Kjo faqe parasheh se do të ketë shumë gola në ndeshjen e së dielës që luhet në Poloni.

Por, përkundër që Ukrainën e sheh si favoritë ajo shkruan se edhe Kosova do të ketë rastet e saj, përkundër që ka një ekip të pa përvojë.

“Problemet e Ukrainës në mbrojtje do të thotë se edhe Kosova do të ketë rastet e saj, por me një ekip aq të ri është e vështirë të shikohet se si do të reagojnë pas humbjes prej 6-0. Mbrojtja e Kosovës ishte shumë naive dhe Ukraina mund të përfitojë nga kjo”, shkruan Footballexpert.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...