Rosberg do të niset i pari në Çmimin e Madh të Japonisë

8 Tetor 2016 - 13:09      

Nico Rosberg ka fituar duelin me shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton dhe do të nisë nga “pole position” Çmimin e Madh të Japonisë, pasi e ndali kronometrin me 15 mijtat më shpejtë se britaniku.

Deri në momentin e fundit gjermani i skuadrës Mercedes ka mbajtur një ritëm më të lartë se Hamilton duke e lënë atë pas në vendin e dytë, por që do të jetë në të njëjtën linjë, në të parën, në start.

Menjëherë pas tyre linja e dytë e nisjes është tërësisht e kuqe me dy makinat Ferrari që për të parën herë arritën të lënë pas shumë garash prapa makinat Red Bull, të paktën në prova, transmeton TCH.

Kimi Raikonen regjistroi kohën e tretë më të shpejtë, ndërsa Sebastian Vettel me një të dhjetat u rendit pas tij në vendin e katërt, gjithsesi për startin e garës ai do të vuaj edhe penalizimin me 3 pozicione që e ka nga gara e kaluar për aksidentin që shkaktoi ndaj Rosberg në kthesën e parë.

Në linjën e tretë të startit janë dy makinat Red Bull me Verstapen dhe Riçardon. Një renditje nga e cila pritet start emocionues në garën e Japonisë, duelet e ndezura tashmë janë të shumta dhe në një pistë të ngushtë si kjo e Suzukës nisja mbetet pikë kyçe.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...