De Biasi: Ndeshja Shqipëri – Spanjë është si lufta gurë me kallashë

8 Tetor 2016 - 12:17      

Kombëtarja shqiptare pret këtë të diele në “Loro Boriçi” të Shkodrës, Spanjën në përballjen e radhës për kualifikueset e Botërorit 2018.

Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë si kryesuesit e Grupit G me 6 pikë të plota duke i lënë pas iberikët me 2 pikë më pak.

Trajneri De Biasi, në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”, tha se shpreson që futbollistët e tij të bëjnë të njëjtën paraqitje si në Francë.

“Shpresojmë që edhe ndaj Spanjës të kemi po atë rendiment të lartë si në Europian edhe pse unë besoj se tashmë ai aktivitet i përket së shkuarës. Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar. Megjithatë, edhe kështu diferencat janë të mëdha. Ndryshimi mes nesh dhe Spanjës është si të shkosh nga Toka në Hënë apo si lufta mes gurëve dhe armëve kallashnikovë”, tha De Biasi.

I pyetur nëse Shqipëria mund të shkaktojë befasinë në këtë grup të vështirë, De Biasi u përgjigj:

“Për ne është më e vështirë të bëjmë historinë siç ndodhi këtë vit. Grupi është shumë i vështirë. Ajo që është më e rëndësishme është të luajmë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit. Në përballjet ndaj Spanjës apo Italisë nuk kemi se çfarë të humbasim. Do të thosha që Spanja ka 40 % mundësi që të përfundojë e para në grup, po aq sa edhe Italia, ndërsa për pjesën tjetër do të jetë një betejë mes 4 skuadrave të tjera”, tha De Biasi.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...