FIBA ua heq ndalesën Prishtinës dhe Pejës

8 Tetor 2016 - 11:34      

Sigal Prishtina e Peja kanë arritur nga një fitore të madhe të premten, në hapje të edicionit të ri në basketboll. Dy skuadrat më të mëdha në vend nuk kanë fituar në parket, por në tavolinë. Prishtinës dhe Pejës të premten u është hequr ndalesa e FIBA-s për transferimin e lojtarëve të rinj, shkruan sot Koha Ditore.

Ndalesa ishte në fuqi për disa muaj dhe erdhi për shkak se si Prishtina ashtu edhe Peja kishin humbur raste në Tribunalin Arbitrar të Basketbollit (BAT) të FIBA-s. Fillimisht Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se ndalesa i është hequr Prishtinës e në orët e mbrëmjes ka dhënë njoftimin se ndalesa i është hequr edhe Pejës.

Prishtina, sipas BAT-it, nuk kishte kryer obligimet ndaj ish-trajnerit Ceyhun Cabadak dhe basketbollistit Nate Bowie, ndërsa Peja ndaj basketbollistit Frederick House. BAT-i vendosi se Prishtina e Peja duhet të kryejnë obligimet ndaj tyre, përkatësisht të ndajnë dhjetëra mijëra euro, në mënyrë që të fitojnë të drejtën të regjistrojnë lojtarë të rinj.

Janë zhvilluar negociata të gjata në mes palëve dhe më në fund si Prishtina ashtu edhe Peja kanë arritur marrëveshje me ata që nuk i paguan sipas marrëveshjeve.

Kështu dy klubet i regjistrojnë lojtarët e angazhuar gjatë muajve të kaluar dhe në ndeshjet e para kampionale paraqiten të kompletuar. ..(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...