8 Tetor 2016 - 12:02
Këtë e pranojnë edhe në Përfaqësuesen e Kroacisë. Portieri kroat Danijel Subashiq është testuar në pak raste në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kishte edhe më pak punë. Ai ka pasur kohë të mjaftueshme për të analizuar paraqitjen e Kroacisë, por edhe paraqitjen e Kosovës.
"Kosova është përfaqësuese më e mirë se që rezultati ndoshta tregon. Kosova ka pasur disa raste për gol dhe këtë nuk mund ta bëjë skuadra që nuk ka kualitet. Natyrisht për ne më të rëndësishmet janë tri pikët dhe për çdo skuadër, posaçërisht portierët, është mirë kur ndeshja përfundon pa gol të pranuar", ka thënë Subashiq të premten për sajtin e Federatës kroate. Kroacia në ndeshjen e parë barazoi 1:1 me Turqinë, ndërsa tani vlerësohet favorite e madhe për ndeshjen e së dielës ndaj Finlandës që e luan në udhëtim.
"Askujt nuk është lehtë t'i shënosh gjashtë gola, por kështu është në futboll. Ndaj Turqisë nuk ka dashur asgjë të shkoi në portë, ndërsa tani kemi realizuar thuajse të gjitha rastet. Kemi luajtur ndeshje të mirë dhe të përgjegjshme dhe mund të jemi shumë të lumtur me lojën dhe rezultatin që e arritëm", ka shtuar Subashiq.
Sulmuesi Mario Manxhukiq ishte i pandalshëm në ndeshje me Kosovën. Realizoi "hat-trick" në pjesën e parë për të bërë 2016-n si vitin e tij më të mirë në karrierë me përfaqësuese. Ai këtë vit ka realizuar dy tregolshat e vetëm me përfaqësuese...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...