8 Tetor 2016 - 11:04
Ndeshja luhet në terren neutral, përkatësisht në Krakow të Polonisë, pasi Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës. Kuota për fitoren e Ukrainës është 1.22 në bastoret e këtij vendi, ndërsa për fitoren e Kosovës është 11.50. Për barazim kuota është 6.00. Kuota të përafërta ka edhe një prej kompanive më të mëdha botërore të basteve, "Bwin".
Por në kampin ukrainas nuk e nënçmojnë assesi Kosovën, megjithëse Kosova të enjten pësoi thellë 6:0 nga Kroacia në Shkodër. Ndërkohë Ukraina luajti 2:2 me Turqinë në Konya, ndonëse ishte duke udhëhequr 2:0. Ukraina është paraqitur në "Euro 2016", kurse kishte barazuar 1:1 edhe me Islandën në ndeshjen e parë të Grupit I të eliminatoreve për "Rusia 2018".
Mban vendin e tretë në grup me dy pikë, sa i ka edhe Turqia në pozitën e katërt. Finlanda e Kosova e kanë nga një pikë, ndërsa Kroacia e Islanda nga katër.
Përzgjedhësi i Ukrainës, Andriy Shevchenko, ka thënë se Kosova mbetet kundërshtare e fortë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...