Humbja, që tifozëve u kushtoi gjysmë milioni euro

8 Tetor 2016 - 10:14      

Nga intervistat që gazeta ka bërë me tifozët që ishin në Shkodër del se secili ka harxhuar të paktën 30 euro pa përfshirë biletën, shkruan sot Koha Ditore.

E nëse bëhet një kalkulim i thjeshtë, atëherë rreth 15.000 tifozët kosovarë kanë harxhuar minimumi gjysmë milioni euro, para që nuk do t'i shpenzonin po të luhej ndeshja në Kosovë apo të paktën ato do të mbeteshin në Kosovë.

Por, Kosova tash për tash nuk ka një stadium me standarde ndërkombëtare dhe nëse edhe në katër ndeshje të tjera si vendase shpenzohen para të tilla, atëherë i bie se me to do të mund të rinovohej stadiumi i Mitrovicës "Adem Jashari". Rreth tre milionë euro është vlerësuar të jetë kostoja për rinovimin e tij, sipas standardeve të UEFA-s

Kokulur kanë dalë tifozët e Kosovës nga stadiumi "Loro Boriçi" të enjten mbrëma. Por disa prej tyre është dashur të mblidhnin forcat kur kanë shkuar nëpër parkingje të improvizuara private në Shkodër. Janë mbledhur në grupe për t'i çuar pezull me duar makinat për t'i nxjerrë në rrugë, edhe pse kishin paguar nga pesë euro për t'i pasur të sigurta gjatë katër orëve të qëndrimit në qytetin verior shqiptar. Kosova u mposht 6:0 nga Kroacia në ndeshjen e parë si vendase për kualifikimet e botërorit "Rusia 2018".
Mashtrim pas mashtrimi

"Qysh bre vëlla i ke palu makinat si sardele me tabelat ngjitur njëra me tjetrën, edhe pse t'i dhamë pesë euro, sa na i lype", i drejtohet një burrë në të tridhjetat punëtorit të parkingut para makinës së kuqe të markës franceze, "Citroen". "Vëlla, unë vetëm punëtor jam. Nuk jam shefi", arsyetohet zeshkani shkodran...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...