
7 Tetor 2016 - 23:02
Cristiano Ronaldo e tregoi superioritetin e tij në këtë takim duke shënuar katër herë, kurse dy gola të tjerë u shënuan nga Cancelo dhe Silva, raporton Koha.net.
Lexo edhe: Ronaldo kompleton hetrikun [video]
Franca fitoi ndaj Bullgarisë me rezultat 4-1. Alexandrov kaloi së pari Bullgarinë në epërsi.
Por kjo epërsi u përmbys lehtë nga francezët që shënuan katër herë. Dy gola i shënoi Grizemann, nga një Payet e Gamerio.
Edhe Holanda fitoi me rezultat të njëjtë si francezë, duke e mposhtur Bjellorusinë. Promes shënoi dy herë në këtë ndeshje, kurse dy golat e tjerë i shënuan Klaassen e Janssen.
Golin e vtëm për mysafirët e shënoi Rios.
Në anën tjetër Belgjika e demoloi Bosnjën, duke e mposhtur me rezultat prej 4-0. Spahiq shënoi autogol në minutën e 26 për epërsinë e parë të belgëve.
Pas vetëm 3 minutave Hazard dyfishon epërsinë. Dy golat e tjerë u shënuan nga Alderweireld, dhe Lukaku.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...