Vokrri: Keqardhje nëse Latifi është ftuar nga Shqipëria vetëm të mos luajë për Kosovën [video]

7 Tetor 2016 - 21:19      

Kryetari i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, në një intervistë për “Ora Neës”, ka bërë një deklaratë disi intriguese mbi çështjen e grumbullimit të Liridon Latifit nga ana e Kombëtares shqiptare.

Ai ka thënë se ka dëgjuar të flitet që afrimi i Latifit në kombëtaren e parë të Shqipërisë ishte një veprim i kryer vetëm për t’i hequr mundësinë futbollistit që më vonë të zgjidhte përfaqësimin e Kosovës, por diçka të tillë vetë Vokrri nuk dëshiron ta besojë.

“Mua më është thënë edhe që Latifi ka një kohë të gjatë në kampionatin shqiptar dhe nuk ka potencial për kombëtaren shqiptare, por është ftuar vetëm që mos të luajë për Kosovën. Unë nuk e besoj dhe nuk dua ta besoj pasi nëse është ashtu atëherë është për të ardhur keq. Ndërsa nëse vërtet është ftuar për potencialin e tij, të cilin unë mendoj se ai e ka, atëherë duhet përshëndetur”, ka thënë Vokrri.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...