Klitschko: Fury po e hedh boksin në baltë

7 Tetor 2016 - 18:21      

“Tyson Fury po e hedh boksin në baltë”. Është boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ai që kritikon ashpër anglezin, kampion të botës në peshat e rënda.

Sulmi i Klitschkos vjen pas rrëfimit të Tuyson Fury, i cili deklaroi se kishte nisur të konsumonte kokainë për të kaluar depresionin. Për këtë arsye më 3 tetor, Fury lajmëroi nëpërmjet Twitterit se do të tërhiqej nga ringu por më pas ndryshoi mendje.

E gjithë kjo histori nuk i ka pëlqyer aspak Klitschkos, dominues absolut i titullit botëror në peshat e rënda në 9 vitet e fundit, por që në nëntor të 2015 u detyrua të abdikonte nga froni i mposhtur pikërisht nga Fury, transmeton Supersport.

Ukrainasi pret prej kohësh shansin e revanshit, por dy herë radhazi tentativat e tij kanë dështuar. Kjo pasi në qershor boksieri anglez u ankua për një dëmtim në kavilje duke shtyrë ndeshjen.

Takimi që ishte programuar për këtë muaj më pas u shty edhe një herë tjetër nga anglezi për arsye shëndetësore të cilat nuk u specifikuan, me menaxherët e Klitschkos që akuzuan se Fury po sillej në mënyrë të pandershme duke i hequr rivalit të drejtën për të luftuar për titullin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...