
7 Tetor 2016 - 18:14
Në prononcimin e tyre për faqen zyrtare të Federatës Spanjolle, mbrojtësi Nacho dhe sulmuesi Vitolo flasin për pritshmëritë që kanë nga sfida e Shkodrës.
Lojtari madrilen paralajmëron shokët e skuadrës, duke theksuar se Shqipëria nuk ka emra të mëdhenj si Italia, por do të jetë një kundërshtar shumë i vështirë.
“Ata kanë një stil loje të rrezikshëm dhe mendoj se janë një skuadër e rrezikshme edhe pse nuk kanë në përbërje emra të mëdhenj. Gjithsesi ne do të kërkojmë me çdo kusht fitoren”, shprehet Nacho.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe sulmuesi i Sevillas, Vitolo, transmeton Supersport.
“E dimë shumë mirë se Shqipëria, ndryshe nga Italia nuk është një skuadër shumë e njohur por duhet të jemi shumë të kujdesshëm sepse do të na i vështirësojë shumë punën. Është një kundërshtar i vështirë dhe ne duhet të jemi edhe më të motivuar se në ndeshjen me Italinë”, ka thënë ai.
Po në faqen zyrtare të federatës spanjolle, bëhet me dije se mesfushori i Atletico Madrid, Saul Nigez nuk do të jetë pjesë e skuadrës ‘La Roja’ për sfidën e “Lor Boriçi” për shkak të një dëmtimi. Ai është rikthyer në Madrid për të ndjekur fazën e rehabilitimit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...