Gabi rinovon kontratën me Atletico Madridin

7 Tetor 2016 - 15:07      

Kapiteni i skuadrës Atletico Madrid, Gabi, e ka vazhduar kontratën me klubin deri në vitin 2018-të, teksa vitin tjetër me “Los Rojiblancos” do të debutojë në stadiumin e ri, transmeton koha.net.

Mesfushori qendror ka shprehur dëshirë të vazhdojë edhe më tutje për të fituar tituj, me klubin e tij që po përforcohet vazhdimisht.
“Është një sfidë e madhe që të jesh në një klub, kur dihet se vitin e ardhshëm do të zhvendosemi në stadiumin e ri.

Do të jetë një fillim i këndshëm. Jam shumë i lumtur që po e vazhdoj kontratën edhe për një vit tjetër. Gjithmonë kam thënë se ka qenë ëndrra e fëmijërisë që të luajë me Atletico Madridin. Dëshiroj t’i falënderoj edhe tifozët për përkrahjen e jashtëzakonshme për mua dhe ekipin”, ka deklaruar Gabi për faqen zyrtare të klubit, pas vazhdimit të kontratës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...