Rashica: Harrojeni Kroacinë, të fokusohemi te Ukraina

7 Tetor 2016 - 14:56      

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, duke folur pas humbjes së thellë nga Kroacia, ka kërkuar nga bashkëlojtarët që ta lënë prapa disfatën e së enjtes dhe të fokusohen për sfidën ndaj Ukrainës, që do të zhvillohet në Krakov të Polonisë.

“Humbja ndaj Kroacisë duhet harruar pasi që tani kemi përballë Ukrainën. Ata janë një kundërshtar i fortë, por ne duhet të japim më të mirën në këtë sfidë”.

“Jemi të rinj. Na duhet kohë që të luajmë së bashku. Primare është që të bëjmë lojë sa më të mira dhe të përgatitemi për eliminatoret e ardhshme”, ka theksuar sulmuesi nga Vushtrria.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...