Shqiptari që solli golfin në Shqipëri [video]

7 Tetor 2016 - 12:16      

Rënia e komunizmit në Shqipëri ka bërë që shumë shqiptarë të marrin rrugën e mërgimit në vende të ndryshme të botës.

Jo vetëm ajo kohë, por edhe sot, shumë të rinj marrin rrugën drejt vendeve të tjera në botë për një jetë më të mirë. Diaspora shqiptare konsiderohet mjaft e madhe edhe në Itali, ku edhe integrimi i tyre ka marrë përmasa tjera, përkundër sfidave me të cilat ballafaqohen, raporton KTV.

Hazis Allkja ka shumë vite që jeton në Itali, ka filluar të merret me një sport i cili nuk është pothuajse fare i pranishëm në vendin tonë. Bëhet fjalë për sportin e golfit, me të cilin ka filluar të merret rastësisht.
Natyrisht që fillimi nuk ka qenë aspak i lehtë, por tani Allkja është mjaft i suksesshëm dhe mbron ngjyrat e Shqipërisë në turnetë dhe garat ndërkombëtare.

Ai ka qenë iniciator i themelimit të Federatës Shqiptare të Golfit dhe synon të ketë aktivitete sa më shumë, në mënyrë që edhe te shqiptarët të popullarizohet ky sport.

Që nga themelimi i saj, kombëtarja e golfit po bën një prezantim shumë të mirë në aktivitetet ndërkombëtare, duke treguar aftësitë e lojtarëve të trajnuar në Evropë dhe kryesisht në Itali.

Kosova tash e sa vite ka një fushë të Minigolfit, e cila i plotëson standardet e një fushe, mirëpo me golf nuk është se ka shënuar ndonjë hap të mbarë.

Ky sport elitar duhet të përhapet më shumë në vendin tonë, duke ua krijuar brezave të rinj mundësinë për të mësuar rreth tij.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...